Mediat e Argjentinës raportojnë për takimin e tretë ndërmjet Thaçit dhe Papa Françeskut

E publikuar: 28/09/2017 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëkombësit e Papa Françeskut, duket se me vëmendje po përcjellin çdo takim që Ati i Shenjtë ka në Vatikan. Mediat në Argjentinë sot kanë raportuar për takimin e tretë ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Papës Françerskut.

Portalin argjentinas, “Telam” shkruan se Papa Françesku ka pritur sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Ky medium e thekson rëndësinë që Vatikani mbetet nj shtet mosnjohjes njëjtë si Argjentina, transmeton lajmi.net.

“Në takimin e tretë ndërmjet tyre, që kur Papa Francisko u bë Papë në vitin 2013, Jorge Bergoglio (Papa Françesku) e dëgjoi nga vetë goja e Thaçit “përkushtimin e tij për promovimin e dialogut dhe të pajtimit në Kosovë dhe Ballkan”, thanë burimet diplomatike të këtij portali argjentinas.

Sipas mediave atje, takimi ka zgjatur mbi 40 minuta dhe u mbajt në Pallatin Apostolik.