Mediat e afërta me Gruevskin sulmojnë ambasadorin amerikan

E publikuar: 13/05/2015 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta proqeveritare “Dnevnik” në artikullin e saj me titull: “Baily vendoset mbi gjykatat dhe Prokurorinë për incizimet e Zaevit”, shkruan se kjo është hera e dytë që nxiton Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Kjo gazetë ka kritikuar ambasadorin amerikan për deklaratën e tij të fundit që është mbajtur me kryeministrin Gruevski lidhur me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ku 8 policë u vranë kurse 37 u plagosën.

Kjo gazetë ia zë për të madhe ambasadorit Baily se deklaratën që ka dhënë një pjesë e madhe i është kushtuar publikimit të materialeve të liderit opozitar Zaev, ku edhe kërkohet përgjegjësi nga funksinarët qeveritar.

“Dnevnik, shkruan se këtë duhet ta bëjnë institucionet e Maqedonisë në mënyrë ligjore, transparenmte dhe juridike, mirëpo kjo gazetë harron se gati katër muaj me tonelata dëshmi nga bombat e Zaevit gjenden në Prokurori mirëpo ato padi penale nuk i shqyrton askush por I ka mbuluar pluhuri.

Mirëpo, kjo e përditshme maqedonase ambasadorin amerikan e vendos me këtë deklaratë mbi Prokurorinë dhe gjykatat në Maqedoni, me qëllim për ta diskredituar por sigurisht ky shkrim tendencioz është i porosiitur nga partia e Gruevskit.

Image