Mediat botërore për gratë në pushtet në Evropë: Presidentja e Kosovës më e reja dhe më e shkolluara nga ato evropiane

E publikuar: 11/09/2022 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liz Tuss në Downing Street, ka paraqitur një pasqyrë të grave që janë aktualisht Kryeministre ose Kryetare shtetesh në Evropë, ka shkruar gazeta e njohur franceze (Les Echos) sipas së cilës sot Evropën e udhëheqin. Pjesë e kësaj gazete prestigjioze është Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës e cila është një juriste reformatore.

Ndryshe sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch presidentja e Kosovës është më e reja dhe më e shkolluar se kolegët e saja evropiane.

Kurse për Ana Brnabic, kanë shkruar se ajo është një grua homoseksuale që u emërua kryeministre në qershor të vitit 2017, kjo ka qenë një vendim historik sepse Serbia tradicionalisht, është në luftë me homoseksualet, por kjo si duket është vendosur për të përfituar “simpati” Serbia nga evropianët, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar mediave franceze.

Kush janë gratë në pushtet në Evropë?

Ursula von der Leyen Presidente e Komisionit Evropian, Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, Juristja reformatore u zgjodh presidente në prill të vitit 2021. Zuzana Caputova Presidente e Sllovakisë, Maia Sandu Presidente e Moldavisë, Katalin Novak President i Hungarisë, Katalin Novak President i Hungarisë, Salome Zurabishvili Presidente e Gjeorgjisë, Ekaterini Sakellaropoulou Presidente e Greqisë.