Byroja e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, në të cilin do të caktohet rendi i ditës për sesionin e këtij trupi, por edhe për Konferencën e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të mbahet të mërkurën, më 4 tetor dhe Kosova vetëm deri më atëherë ka afat për ta dorëzuar kërkesën për anëtarësim. Kjo deri më tash nuk është bërë, përcjell portali serb “novosti”.
Sipas këtij mediumi, nëse kjo kërkesë nuk bëhet deri të mërkurën që vjen, Kosova duhet të presë edhe dy vjet të tjera, transmeton Koha.net.
“Kërkesa zyrtare deri më tash (nga Kosova), nuk është dorëzuar”, ka thënë për mediumin e Beogradit ambasadori i Serbisë në UNESCO , Darko Tanaskoviq.
Sipas tij, janë vogla gjasat që për këtë të shkurtër të arrihet ndonjë ndryshim i madh.
“Për këtë kërkesë duhen shumë më shumë përgatitje serioze diplomatike se sa për ditët që kanë mbetur”, ka thënë Tanaskoviq.


















