Maqedonia mundet me qenë Ukraina e ardhshme, – citon B92 gazetën ruse Kommersant të ditës së sotme.
Artikulli thekson se Maqedonia asht në vigjilje të konfliktit ma serioz qysh prej kohës së trazinave ndëretnike të fillmiviteve 2000.
Tue shkru’ për protestën masive të opozitës t’Dielën, gazeta shkruen se pamjet u ngjajnë shumë atyne të Kiev’it.
Kriza maqedonase nuk ka nisë pa shkak, – beson gazeta, derisa thekson se nëse para ma shumë se nji dekade Maqedonia konsiderohej si vendi lider në integrimet europiane, sot asht në fund të bishtit për me hy n’Europë, e madje rrezikon me humbë statusin e vendit kandidat.
Simbas gazetës, Perendimi duket seriozisht i përqendruem te ngjarjet në Maqedoni, derisa Moska po vëzhgon me qetësi përshkallëzimin e situatës.