Mbas këtyne kërcenimeve që shqiptarët që luftojnë përkrah xhihadistëve të ISIS’it, i banë në këtë video incizim, mediat e hueja edhe nji herë shkruejne për xhihadistët shqiptar.
Kosova po shndërrohet në portë hymëse të islamistëve drejt Europës Perëndimore. Kështu shkruen gazeta gjermane “Welt am Sonntag”.
Simbas kësaj gazeta, qarqet e sigurisë në Gjermani janë të alarmuese, mbasi si shkruen gazeta militantët e të ashtuquajtunit Shteti Islamik, po i afrohet gjithnji e ma shumë Europës Perëndimore, tue paraqitë kërcënim serioz.
Gazeta përmend se portë e këtyne luftarëve të ISIS’it drejt Europën Perëndimore po përdoret Ballkani.
E gjithsesi, me këtë çashtje asht marr prej kohësh edhe shërbimet sekrete gjermane.
“Prej muejsh shërbimet sekrete gjermane vërejnë nji trend në Ballkanin Perëndimor: islamistë radikalë atje po krijojnë gjithnji e më shumë rrjete me i futë luftarët e xhihadit në zona krize. Në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipni dhe Maqedoni predikuesit selafistë në masë të madhe po rekrutojnë luftarë për përleshjet në Siri dhe në Irakun verior. Vetëm nga Kosova kanë shkue në rajonin e krizës, ma shumë se 250 islamistë. Krahasue me numrin e banorëve vendi mban rekordin në Europë”, shkruen ma tej kjo gazetë tue u thirrë ne burimet e shërbimeve sekrete gjermane.
Ma tej, aty thuhet se Rajoni i Ballkanit, asht edhe rrugë transitore për luftarë xhihadi.
Islamistë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Austria dhe Holanda mendohet se bajnë nji pauzë në Ballkan rrugës për në Siri apo Irak.
“Mendojmë se atje madje ekziston nji lloj trajnimi paraprak për xhihadistë të ardhshëm”, citohet te ketë thanë nji përfaqësues i autoriteteve të sigurisë.
Vendet e Ballkanit janë, jo vetëm zona për rekrutim të luftarëve të ISIS’it, por shërbejnë edhe si hapësina ku munden me u përgatitë edhe sulme terroriste.
Ministria e Mbrendshme e Gjermanisë thotë se ekziston nji rrezik i madh sidomos nga luftarët që kthehen nga zonat e luftës.
Mediat gjermane nuk janë të vetmet që në faqet e tyne u dhanë vend xhihadistëve shqiptarë.
Pra dy ditëve, edhe britanikja Daily Mail, pati tërheqë vërejtjen se militantët e ISIS, po i afrohen Europës përmes Ballkanit.
Këtë javë, xhihadistët nga Ballkani që luftojnë për ISIS’in, në tana gjuhet e rajonit, edhe në shqip cërcenuen se frik kanë me i sulmue edhe shtetet ballkanike, përfshi Kosovën e Shqipninë.
Derisa njani prej kërcenuesve shqiptar ishte nga Pogradeci, tjetri asht nji gjilanas që ju ka bashkue shteti Islamik prej kohësh.