Media e Beogradit: Pasuria e Serbisë në Kosovë është 200 miliardë dollarë

E publikuar: 16/08/2017 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Propozimi Ivica Daçiqit për caktim kufijsh ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë vazhdon të mbetet temë në medie serbe, transmeton Koha.net.

Sipas gazetës së Beogradit “novosti”, e cila e citon Daçiqin, pas këtij “gjesti bujar” Beogradi pret edhe kompensim financiar për pasurinë private e shtetërore që sipas kësaj gazet e ka uzurpuar Kosova.

Siç thotë ky medium, “me privatizimin ilegal janë tjetërsuar shumë ndërmarrje të Serbisë, të cilat, thotë mediumi, kanë pasur 1.350 objekte në Kosovë dhe shton se. Fondi për zhvillimin e Serbisë ka pjesë në pronësinë e 155 ndërmarrjeve me vlerë 180 milionë euro.

“Vlera e përgjithshme e pasurisë serbe në Kosovë është rreth 200 miliardë dollarë e në pronësi të shtetit të Serbisë është 29 për qind e tokës së Kosovës”, shkruan kjo gazetë.