Mysafirë të parë të sezonit të ri n’Kosovw Show janë këngëtari Meda dhe kampioni i shumëfishtë i Kosovës në Bodybuilding, Kushtrim Bajraktari.
N’Kosovë Show këngëtarin Meda e qethë berberi që e kishte “harruar”, e që dikur Meda rregullisht ishte qethur tek ai.
Meda foli edhe bisedoi edhe për projektet e ardhshme dhe verën që e lëmë pas. Ai tregoi edhe arsyen e mos shkuarjes në ditëlindjen e Behgjet Pacollit.
Meda tha se në Gjermani ka pasur edhe oferta për të kënduar gjermanisht.
Ndërsa kampioni i shumëfishtë i Kosovës në Bodybuilding, Kushtrim Bajraktari tregoi për sfidat që ka kaluar personalisht, por edhe për sportin e Bodybuilding në përgjithësi.