Meda dhe Vjollca Haxhiu kanë lansuar bashkëpunimin e radhës që mban titullin “Motër e vëlla”, shkruan lajmi net.
Muzikën dhe tekstin e këngës e ka bërë Fatmir Muja, orkestrimin Wirusi kurse për realizimin është përkujdesur Bug.
Meda ditë më parë për lajmi net, tha se kënga është për kurbetin e cila përshkruan mallin dhe dashurinë e motrës për vëlla.
Theksojmë se dyshja deri më tani kanë sjell mbi dhjetë bashkëpunime.