Kampionati francez është drejt përfundimit të edicionit 2017/18.
Deri në fund ka mbetur vetëm edhe një xhiro, por tani e disa javë PSG ka siguruar titullin në Ligue 1.
Federata e Futbollit francez ka zgjedhur edhe më të mirët e këtij viti.
Fituesi i çmimit si futbollisti më i mirë i vitit është zgjedhur braziliani Neymar JR.
Braziliani Neymar, futbollisti i vitit në Ligue 1 (Photo/ Ligue 1 – Twitter)
Ylli brazilian është jashtë fushave që nga muaji shkurt por kjo nuk ka qenë pengesë që ai të zgjidhet futbollisti i vitit.
Në 20 ndeshje sa ka luajtur në Ligue 1, Neymar ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.
Steve Mandanda, portieri më i mirë i vitit në Ligue 1 (Photo/ Ligue 1 – Twitter)
Portieri më i mirë i vitit në Ligue 1 është shpallur francezi Steve Mandanda i Olympique Marseilles.
Ndërkohë çmimin si futbollisti i ri më i mirë i vitit shkoi për talentin e madh të PSG-së, Kylian Mbappe. /Telegrafi/
Kylian Mbappe u zgjodh futbollisti më i mirë i ri (Photo/ Ligue 1 – Twitter)

















