Me SSD e jashtme të SanDisk mund të editoni video në të

E publikuar: 09/01/2019 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të editosh një dokument apo databazë nga një çelës memorie nuk është e vështirë por nëse do të bënit të njëjtën gjë edhe me videot, atëherë kufizimet e performancës e bëjnë të pamundur.

SanDisk mendon se ka gjetur një zgjidhje për problemin me SSD-në e re Extreme Pro.

Ky SSD ka teknologji NVMe dhe portë USB 3.1 Gen 2 e cila lexon deri në 1Gbps.

Një shpejtësi e tillë mjafton për përdoruesit të cilët duan të editojnë nga pajisjet e jashtme të memories pa qenë nevoja ti kopjojnë në diskun lokal.

SanDisk tha se kompania do të nxjerrë në shitje Extreme Pro në Pranverë me kapacitet 512GB, 1TB dhe 2TB.

Kompania nuk dha çmimin. Extreme Pro ka një trup prej alumini që duhet ta mbrojë SSD-në si dhe të nxjerrë jashtë nxehtësinë.

Kasa ka certifikim IP55. /PCWorld Albanian