Një britanik ka vendosur rekord, pasi me spermën e tij kanë lindur 800 fëmijë.
Simon Watson ka 16 vite që shet spermën e tij për 50 sterlina.
Ai bëhet baba thuajse çdo javë.
Tani ai ka nisur ta shesë spermën e tij në FB.
Mendohet se ka fituar të paktën 40 mijë sterlina nga ‘përpjekjet e tij’.
Miqtë e thërrasin ‘municioni’.
Babai i tre fëmijëve thotë se të gjithë e dinë që ai është donator sperme.
“Djemtë e mi thonë se nuk do e bëjnë kurrë, por thonë se nuk e kanë problem që e bëj unë”.
“Kam fëmijë në mbarë botën dhe prindërit e tyre më janë gjithmonë mirënjohës”.
Simon ka dy djem dhe një vajzë nga 2 martesa.