Me snajperat e mi nga Serbia, do ti kishim vrarë të gjithë ushtarët e UÇK-së në vitin 2001 (Foto/Video)

E publikuar: 04/12/2015 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptarët e Maqedonisë po tronditen pas deklaratës së fundit të ish funksionarit të shërbimit të intelegjences serbe, Jugosllav Petrushiç, i cili ka deklaruar se para 15 viteve ka sjellur në Maqedoni shumë armë të tipit snajper. Sipas tij me këta snajper do të vriteshin të gjithë ushtarët e UÇK-së të cilët luftuan në vitin 2001 në rajonin e Kumanovës, Tetovës dhe Shkupit raporton Zhurnal.

Petrushiç është i bindur se nga këta snajper asnjë ushtarë i UÇK-së nuk do të mbetej i gjallë. Ai këto deklarata tronditëse i ka bërë në emisionin e fundit “Në qendër” të drejtuar nga gazetaari Vasko Etov që emitohet në televizionin Kanal 5.

Ai haptazi pranon se në vitin 1999 ka sjellur armë të tipit snajper 12.7 mm, jo vetëm në Serbi, por edhe në Maqedoni.

Petrushiç mohon se me njërin prej këtyre snajperëve është vrarë ish Kryeministri serb, Zoran Xhinxhiq, por është i bindur se nga armët që i ka sjellur ai në Maqedoni po të shfrytëzoheshin do të ishin vrarë të gjithë ushtarët e UÇK-së që luftuan në vitin 2001 në Maqedoni raporton Zhurnal.

Në video xhirimin pas minutës së 3.30 mundë të dëgjohet intervista ku në gjuhen serbe Petrushiç dëshmon se ka sjellur armë në Maqedoni.

“Përveç këtyre armëve kam sjellur edhe armë të tjera në Maqedoni. Me këta armë në cdo kohë mundë të neutralizoheshin të gjithë terroristët të cilët u mblodhën dhe bënë luftë në Maqedoni. E kam fjalën ata kryengritës të cilët bënë luftë” ka deklaruar Petrushiç.

 

www.youtube.com/watch