Mosha mesatare e pacientëve ishte mosha 57-vjeçare, ndërsa rreth 70 pacientë ishin të moshës 30 deri 40-vjeçare. Dr.Geoff Hackett, ish-president i Shoqatës Britanike për Mjekësi Seksuale, ka thënë se kjo mënyrë është mjaft e efektshme dhe shumica e burrave janë të kënaqur me rezultatet e operacionit.
Ai shtoi se shumë prej burrave që e kanë zgjedhur këtë metodë kanë provuar paraprakisht mënyra tjera të shërimit dhe se kjo ka qenë mundësia e tyre e fundit. Ky lloj operacioni përfshin vendosjen e një cilindri brenda penisit, i cili funksionon me sistem hidraulik për ta forcuar organin.
Këto ndërhyrje kirurgjike përdoren te pacientët që kanë probleme me funksionimin e organit intim. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 10 për qind e burrave në Britani të Madhe kanë vështirësi për kryerjen e marrëdhënieve intime, shkruan “Daily Mail”,