Më shumë se 2 mijë civilë të vrarë, thonë autoritetet ukrainase

E publikuar: 02/03/2022 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 2000 civilë ukrainas janë vrarë që kur Rusia filloi agresionin në Ukrainë, sipas shërbimit shtetëror të emergjencës së Ukrainës.“Më shumë se 2000 ukrainas janë vrarë, pa i numëruar mbrojtësit tonë”, u tha në një deklaratë.

“Fëmijë, gra dhe forcat tona të mbrojtjes janë duke humbur jetët çdo orë”.Sipas këtij shërbimi, infrastruktura, shtëpitë, spitalet dhe kopshtet e fëmijëve janë “shkatërruar” nga forcat ruse shtatë ditët e fundit.Ukraina më herët ka konfirmuar se sot do të mbahet rundi i dytë i bisedimeve me Rusinë.