Ditën e premte megjithëse kalojnë vransira, nuk paraqiten kushte për të reshura, e do të ketë më shpesh intervale me diell.
Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e 1C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje e shkojnë deri në 15C e 18C.
Të reshurat e shiut rikthehen sërish ditën e shtunë, mirëpo temperaturat mbesin përreth 14C e 15C.
Ditën e diel më pas parashihet mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Temperaturat shkojnë deri në 19C e 20C.
Në fillim të javës vijuese ende kalojnë vransira, që të hënën edhe mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu.
Temperaturat po vazhdojnë me trend të rritjes deri në 20C e 23C ditën e martë maksimalet.
Minimalet gjithashtu në rritje deri në 6C e 8C në fillim të javës, njofton Mendimi për Motin.


















