Me Shqipërinë fjalë, me Serbinë biznes (Shifrat)

E publikuar: 22/03/2015 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën Isa Mustafa e Edi Rama pritet të takohen bashkë me kabinetet e tyre në një takim të dytë të dy qeverive.

Por derisa takimet e tyre do të mbahen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbi një milionë euro do të jenë importet e Kosovës nga një vend tjetër.

Raporti tregtarë i Kosovës me Serbinë gjatë kësaj dite historike do të jetë mbi një milionë euro  ndërsa raporti Kosovë- Shqipëria nuk do të arrij as gjysmën e tyre.

Pavarësisht fjalëve të mëdha andej e këndej kufirit për Kosovën partneri më i madh tregtarë mbetet Serbia.

Gazeta Fjala ka analizuar raportet tregtare mes Kosovës e Serbisë si dhe ato mes Kosovës e Shqipërisë gjatë vitit 2014.

Saktësisht shkëmbimi tregtarë ndërmjet Kosovës e Serbisë për 12 muajt e vitit 2014 ka qenë 394 milionë euro. Ndërsa shkëmbimi i mallrave ndërmjet Kosovës e Shqipërisë ka arritur në 177 milionë euro.

Totali i shkëmbimit tregtarë 2014

Kosovë-Shqipëri 177,718,000
Kosovë-Serbi 394,534,000

 

Shifrat tregojnë se takimi i parë i mbajtur mes dy kabineteve qeveritare në Prizren me 11 janar 2014 nuk pati shumë rezultat.

Edhe takimin i dytë pritet gogja me entuziazëm.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur jashtëzakonisht optimist për sa i përket takimit të së hënës në mes të dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Mustafa u shpreh optimist se mbledhja e së hënës në Tiranë do të jetë e suksesshme dhe do ta hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy shteteve tona.

“Për qeverinë që unë drejtoj, prioritet është bashkëpunimi me Shqipërinë, përmes një politike të bashkërenditur për interesat tona të përbashkëta, për interesat e shqiptarëve në rajon, si dhe për realizimin e bashkëpunimit edhe për çështje të karakterit rajonal dhe të procesit të integrimeve euro-atlantike”, tha Mustafa.

Në fund, ai bëri me dije se i gjithë kabineti qeveritar që gjendet në Kosovë do të kalojë së bashku Rrugën e Kombit për të arritur të organizuar dhe në të njëjtën kohë në Tiranë.

Njejt u veprua edhe 15 muaj më parë. Kabineti i qeverisë shqiptare erdhi në Prizren për takimin e dy qeverive, por pak solli rezultate.

Organizatat e analistet vlerësojnë se nga ajo kohë e arritura kryesore është unifikimi i pikës kufitare në Vërmicë.

Para se të zhvillohet takimi i dytë Dhoma Kombëtare Tregtare, ka dhënë rekomandimet për dy Qeveritë për lehtësira për biznes pas konsultimeve që kanë pasur me bizneset shqiptare nga të gjitha viset. Përfaqësuesit e saj nga Shqipëria, Kosova dhe nga trevat shqiptare kanë kërkuar përkrahje  me qëllim të zhvillimit më të fuqishëm ekonomik.

Agim Shahini, president i Dhomës Kombëtare Tregtare këkroi që të hiqen taksat doganore në lëndë të parë, repromateriale dhe ambalazhime për të gjitha produktet dhe nga të gjitha shtetet, përveç nëse këto lëndë të parë, repromaterial dhe ambalazhime ka sasi të mjaftueshme në këto dy shtete.

“Të pranohen dokumentet zyrtare të organeve kompetente të dy shteteve, si të doganave dhe organeve tjera të kontrollit të kualitetit dhe cilësisë”, tha Shahini.

Luan Bregasi, zëvendës president i Dhomës Kombëtare Tregtare, dha propozimet tjera që të krijohet ambienti ligjor dhe pako e re investuese për prodhimtari rentabile dhe mbushje të qëndrueshme të buxhetit shtetëror.

Instituti për Politika Zhvillimore INDEP në një raport të saj ka nxjerrur historikun dhe të metat e raporteve tregtare Kosovë – Shqipëri.

Qysh në hyrje të tij përpiluesit tregojnë për raporte jo fort të mira mes dy vendeve.

”Përkundër faktit që Kosova dhe Shqipëria janë anëtare të marrëveshjes rajonale të tregtisë së lirë CEFTA, rastet e bllokimit të lëvizjes së lirë të mallrave dhe prania e barrierave të ndryshme nuk kanë qenë të pakta”, thuhet në raportin Marrëdhëniet tregtare Kosovë – Shqipëri: Ku jemi dhe si të vazhdojmë më tutje?

Raporti përshkruan edhe shumë marrëveshje të nënshkruara mes dy vendeve por që deri tani ose janë zbatuar për gjysmë ose nuk ka filluar ende zbatimi i tyre.

Raporti shkruan se rë dy vendet janë në stad të sipërm të zhvillimit të tyre ekonomik, mirëpo sektori i prodhimit në të dy vendet ngelet ende i pazhvilluar. Arsyet për një ngecje në këtë drejtim janë të shumta. Mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe financiare, si dhe kushtet jo të volitshme për tërheqjen e investimeve në vend, kanë ndikuar në performancë të dobët të vendit në këtë drejtim.

Kosova e Shqipëria nuk qëndrojn mirë edhe në numrin e bizneseve që operojn andej e këndej kufirit nga këto dy vende.

shqiperi kosoe 2 bizneset

“Edhe pse në Kosovë nuk mund të themi që kemi një nivel të kënaqshëm të aktivitetit dhe prezencës së bizneseve shqiptare në vend, investimet e kosovarëve në Shqipëri janë edhe më të pakta në numër. Vlen të ceket që shumica e këtyre bizneseve janë biznese të vogla. Mirëpo, ekziston një tendencë e themelimit të ndërmarrjeve të përbashkëta, respektivisht partneriteteve të themeluara nga një biznes shqiptar në partnertit me një biznes kosovar”, përshkruan raporti.

Rrjedhimisht ndër të tjerash Indep rekomandon që të analizohet se deri në çfarë niveli janë respektuar marrëveshjet ekzistuese bilaterale dhe të identifikohen mundësitë dhe alternativat për funsionalizim dhe jetëzim të plotë të tyre duke i shoqëruar këto me plane konkrete të veprimi, Të themelohet një komision i veçantë ndërqeveritar për identifikimin e diskrepancave ligjore, Të organizohet një seri takimesh ndërmjet ministrive përkatëse dhe përfaqësuesve të biznesit në të dy anët e kufirit si dhe të finalizohen proceset e nisura që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve.

Tabela 2. Shkëmbimi tregtarë i Kosovës me Serbinë dhe Shqipëri 2014

  Eksport Eksport Import Import
  Serbi Shqipëri Serbi Shqipëri
Janar 2,568,000 2,795,000 21,106,000 3,971,000
Shkurt 2,155,000 3,503,000 23,029,000 5,454,000
Mars 3,337,000 3,202,000 30,003,000 9,260,000
Prill 3,096,000 4,042,000 28,941,000 10,422,000
Maj 1.205,000 3.105,000 31.948,000 11.599,000
Qershor 3,469,000 3,949,000 28,745,000 12,134,000
Korrik 3.107,000 3.954,000 32.006,000 12.123,000
Gusht 1.682,000 3.778,000 38.030,000 11.004,000
Shtator 1,567,000 4,821,000 36,916,000 10,948,000
Tetor 1.665,000 3.814,000 38.459,000 13.829,000
Nëntor 2,234,000 3,104,000 27,985,000 18,116,000
Dhjetor 1,210,000 3,950,000 31,071,000 14,841,000
Total 26,295,000 44,017,000 368,239,000 133,701,000