Me pamje joshëse, Rita njofton për kampanjën e re

E publikuar: 08/09/2018 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora po numëron sukseset në arenën ndërkombëtare.
Këngëtarja është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po priten mirë nga fansat e saj në mbarë botën, shkruan lajmi.net.

Krahas arritjeve në muzikë, Rita është edhe fytyrë e markave të njohura në botë, nga të cilat padyshim që ka përfitime të mëdha.

Së fundi, ajo ka nënshkruar me “Onygo”, brend i atleteve për femra, kampanjë të cilën e bëri të ditur edhe me fotografinë e fundit.

E veshur me një fustan të shkurtër, ulur në divan dhe me një palë atlete, Rita dukej tejet atraktive në kampanjën e kësaj marke.