Mungesa e gjumit mund të zvogëlojë aftësinë e ADN’së për të rimarrë veten, ndoshta duke sjellë dhe sëmundje gjenetike, sugjerojnë studimet.
Ky është studimi i parë i këtij lloji me të rriturit prandaj duhen bërë hulumtime të reja për këtë çështje.
Studimi u përqendrua tek mjekët, të cilët duhet të përshtatin orët e gjumit për shkak të punës së ndërrimit të natës.
Shkencëtarët nuk e dinë ende përse mungesa e gjumit dëmton ADN’në.
Sasia e rekomanduar për të fjetur gjumë është përgjithësisht shtatë orë në natë, por shumë prej mjekëve flinin pesë orë.