Më në fund zbulohet arsyeja pse Barcelona ka simbolin e flamurit anglez në stemën e klubit

E publikuar: 01/02/2025 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më në fund zbulohet arsyeja pse Barcelona ka simbolin e flamurit anglez në stemën e klubit

Në këndin e sipërm majtas sipër ngjyrave të klubit duket të jetë flamuri anglez, një kryq i kuq me një sfond të bardhë. Megjithatë, ngjashmëria me flamurin anglez duket të jetë thjeshtë rastësi.

Dizajni është bërë për nderë të Shën Gjergjit, mbrojtësit të Anglisë dhe Katalonjës, ku ai njihet si Shën Jordi, shkruan SportBible.

Shën Gjergji (Jordi) respektohet në Katalonjë si një hero ushtarak, i cili sipas mitologjisë, dikur vrau një dragua që po terrorizonte një fshat në Katalonjë, duke shpëtuar vajzën e Mbretit në këtë proces.

Që nga themelimi i Barcelonës më 29 nëntor 1899, simboli zyrtar i klubit ka pësuar disa ndryshime, por ai ka mbetur kryesisht i njëjtë që nga vitet 1910.