Më në fund shembet shtëpia, e cila për 14 vite kishte bllokuar komunikacionin në rrugën me katër korsi (Foto/Video)

E publikuar: 18/09/2017 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia e famshme e njohur si “shtëpia gozhdë” e cila për plot 14 vite kishte bllokuar komunikacionin në qytetin kinez Shangai, më në fund është demoluar.

Banorët e saj nga viti 2003 e deri më sot me çdo kusht kanë refuzuar ofertat që të zhvendosen, duke këmbëngulur se nuk u janë ofruar mjaftueshëm para për kompensim, transmeton Telegrafi.

Por, më në fund këto ditë kanë pranuar që të kompensohen me 2.7 milionë yuan apo 412 mijë dollarë.

Situata të tilla nuk janë të rralla. Disa pronarë thjesht refuzojnë të shesin shtëpitë e tyre, dhe kështu “ngujohen” në mes të autostradave dhe ndërtesave të larta.

Kjo shtëpi në Shangai kishte bllokuar komunikacionin në rrugën prej katër korsive, ndërsa ishte planifikuar që të shtrohen edhe katër korsi tjera, por ato nuk ishin ndërtuar për shkak të kontestit. /Telegrafi/