Më në fund nis s’pastrimi i Prishtinës nga qentë endacakë, pas 2 javësh transportohen në këtë fshat

E publikuar: 04/11/2024 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në këto shtëpiza, brenda dy javësh do të fillojë bartja e qenve nga rrugët e Prishtinës, për në qendrën strehuese.

Pjesa e strehimit është e paraparë për rreth 350 qenë endacak, me rreth 4 hektarë tokë, duke përfshirë këtu edhe shetitoren.

Bekim Brestovci drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se kjo qendër është e furnizuar me pajisje moderne dhe gjithashtu ka veterinar dhe staf mbështetës.

Ai poashtu ka bërë me dije se interesimi për adaptimin e qenve endacak është shumë i madh. Nga shtatori deri të premtën e kaluara janë adaptuar nga qytetarët 370 qenë endacak.