Me nderime nisen drejt Prishtinës trupat e Mirsad Ndrecajt dhe Xhafer Zymberit

E publikuar: 26/05/2015 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupat e Mirsad Ndrecajt dhe Xhafer Zymberit, dy gjakovarëve të vrarë në Kumanovë gjatë përleshjeve të 9 e 10 majit, pas nderimeve dhe homazheve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” janë përcjellë drejt Prishtinës ku do të varrosen.
Në homazhe morën pjesë qytetarë të shumtë dhe personalitete të kulturës dhe politikës gjakovare.

Ylber Ndrecaj, vëllai i Mirsad Ndrecajt e lidhi vrasjen e 10 personave të grupit të armatosur më 9 e 10 maj në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës me idenë e bashkimit kombëtar.

“Rënia për të gjithë ju le të jetë amanet i jetësimit të bashkimit të trojeve tona, q[oftë rrugëtimi i bashkimit të çdo cepi të hartës etnike,” tha Ylber Ndrecaj.

Pastaj trupat e pajetë të këtyre dy të vrarëve nga Gjakova u nisën drejt Varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë ku pritet të varrosen. /kallxo.com