Me miratimin e bordit të AKP’së, Kuvendi mbyll punën për këtë vit

E publikuar: 17/12/2015 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës në seancën e fundit për këtë vit, mbylli punimet pa gaz lotsjellës dhe me votimin e emrave të Bordit të ri të AKP-së.
Me emrat e Bordit të ri të AKP-së, Kuvendi mbyll vitin.

Kryekuvendari Kadri Veseli, në fund të seancës së sotme ka lexuar emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të AKP-së.

Deputetët votuan për këtë renditje të anëtarëve, me 64 vota për, 6 kundër dhe 3 abstenime.

Për bordin e AKP-së, Kuvendi miratoj këtë anëtarësi të Bordit të ri të AKP-së:
Petrit Gashin kryesues, Hasime Mazreku anëtare, Hamdi Jaha anëtar, Skender Komoni anëtar, Ismajl Januzi anëtar, Haxhi Arifi anëtar, Ranko Gjokiq anëtar dhe Bajram Zejnullahu anëtar.

Pasi i lexoj emrat, Veseli shpallur të mbyllur punimet e seancave të Kuvendit të Kosovës për këtë.

Ai në fund uroj që vitin e ardhshëm të kemi seanca më të qeta.