Me këngë nacionaliste e parulla ka nisur protesta e serbëve në Veri të Mitrovicës

E publikuar: 06/11/2022 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës ka nisur protesta e serbëve e ftuar nga Lista Serbe.

Numër i madh i qytetarëve serb janë parë në këtë shesh, ndërkaq gjithandej shihen flamujt e Serbisë si dhe dëgjohet muzikë nacionaliste.

Në duar kanë parulla:

“Jam serb, dhe kjo është e gjitha e imja”, “Sot Nenad Gjuriq, e nesër çdo serb në Kosovë…!” dhe “Për fëmijët tanë nuk ka dorëzim”.