Dy medalistët e parë olimpikë me flamurin shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Veliev do të marrin edhe shpërblimet përkatëse nga buxheti i shtetit të parashikuar në ligjin e sportit.
Qeveria ka miratuar 14.7 milionë lekë të reja shpërblim për sportistët fitues të medaljeve olimpike me rezultatet të larta si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Veliev u futën në historinë e sportit shqiptar, pasi për herë të parë ia dolën që t’i sjellin vendin tonë, medaljet e para Olimpike në lojërat e Paris 2024.
Vlerësime të ngjashme, më herët, shqiptar ka dhënë edhe për xhudistët kosovare që morën medalje me rezultate spektakolare për flamurin e Kosovës, në olimpiadën Tokio 2020.