Me fustan të kaltër, Egzona shfaqet mahnitëse nga Turqia

E publikuar: 29/09/2017 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për Egzonën, bashkëshorten e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi, transmeton Gazeta Express.

Mund të themi lirisht se Albatriti e Egzona janë njëri ndër çiftet më simpatike të estradës.

Ka disa ditë që dyshja e njohur kanë shkuar për pushime në Turqi. E nga atje ata po sjellin imazhe tejet të bukura.

Mirëpo kjo e fundit nga Egzona do t’ju mahnitë.

Egzona në njërën nga fotografitë që ka postuar shihet e veshur me një fustan të kaltër të shkurtë e me flokë të kapur thjesht duket e mrekullueshme. 

Kujtojmë se para disa muajve, çifti Muqiqi janë bërë prindër për herë të parë. Ata u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Amelia./Gazeta Express/