Me ftesë të tyre, Gërvalla flet me studentët e Salzburgut për potencialet e Kosovës

E publikuar: 20/02/2024 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ftesë të studentëve të Universitetit të Salzburgut, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, mbajti një diskutim të hapur me studentë dhe profesorë, të moderuar nga Këshilltari i IRE-Policy, Stefan Haböck dhe Arbër Thaçi nga Universiteti i Salzburgut.

Para audiencës, Gërvalla prezantoi sukseset e arritura në Republikën e Kosovës në qeverisje të mirë, zhvillim të demokracisë, sundim të ligjit dhe rritje ekonomike si dhe u përgjigj në pyetjet e pjesëmarrësve të cilët ishin të interesuar që të mësojnë më shumë për Kosovën, përtej asaj që kanë dëgjuar apo lexuar nga mediat.

Tutje Gërvalla foli për aspektin e sigurisë në Kosovë, duke i njoftuar në detaje të pranishmit rreth sulmit në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, kërcënimet dhe shantazhet kundër qytetarëve serb në veri nga grupe të caktuara ilegale si dhe menaxhimin efikas dhe profesional të situatës në veri nga Policia e Kosovës.

Studentët dhe profesorët shprehën interesimin e tyre edhe për qendrimet e ministres rreth rezultateve të pritshme të Konferencës së Sigurisë në Mynih, agresionin rus në Ukrainë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.