Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda vlerëson se funksionalizimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e shndërron Kosovën në një Bosnje të re dhe shkon drejt federalizmit.
“Pra, nuk po themi që është federalizim, por shkon drejt asaj”, ka thënë Deda për televizionin “N1”, transmeton Indeksonline.
Marrëveshja e Brukselit, ka thënë ai “u jep të drejta komunave me shumicë serbe që kolektivisht të kryejnë obligimet e tyre përmes Asociacionit të Komunave, kurse kjo është kundër Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve aktuale. Komunat nuk munden kolektivisht t’i implementojnë përgjegjësitë e tyre”, ka thënë Deda.