Mozilla sot hodhi hapin e parë drejt një ridizajnim madhor të shfletuesit Firefox jo vetëm në pamjen e jashtme por edhe në brendësi të tij me debutimin e Firefox 57.
Ky version debutoi ditën e sotme dhe ka një pamje të re si dhe një performancë disaherë më të lartë sesa kishte shfletuesi një vit më parë thotë Mozilla.
Jo vetëm që është më i shpejtë në hapjen e faqeve por edhe ndërfaqja e përdoruesit do të përgjigjet shpejt edhe me hapjen e shumë tabeve njëherazi.
Kjo performancë e shtuar quhet ndryshe edhe si Firefox Quantum. Versioni i parë i këtij projekti erdhi në Shtator në kanalin beta dhe është një rindërtim nga e para e pjesëve qendrore të shfletuesit si mënyra e përpunimit të CSS, vizatimit të faqeve dhe përdorimit të kartë grafike.
E gjithë kjo punë është motivuar për disa arsye. Së pari uebi ka ndryshuar shumë që kur këto komponentë u ndërtuan nga Firefox.
Faqet janë më dinamike në strukturë ndërsa aplikacionet janë më të pasura dhe kanë kërkesa më të larta për resurse.
Javascripti është më kompleks dhe më i vështirë për të zgjidhur. Së dyti kompjuterat sot kanë procesorë me shumë bërthama që mund të kryejnë disa procese njëherazi.
Disa porcione të shfletuesit gjithashtu janë ndërtuar mbi gjuhën e programimit të Mozilla.
Me debutimi e sotëm, Firefox ka bërë një të shkëlqyer përpara në performancë dhe qëndrueshmërisë ndërsa puna në Quantum vijon.
Një dobët e Firefox krahas me Chrome dhe Edge është procesi i quajtur “sandbox”, një izolim sigurie e cila kufizon impaktin në problemet e sigurisë.
Në fillim të vitit të ardhshëm gjithashtu do të përmirësohet motor grafik i pasqyrimit. /PCWorld Albanian