'Më fal që nuk të doaj…' Moderatorja shipatre i kërkon ndjesë publike vajzës

E publikuar: 01/02/2018 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dajana Shabani ka emocionuar live me urimin që ka bërë për të bijën. Vajza e moderatores festonte ditëlindjen dhe para të gjithëve Dajana ka treguar se si deri në muajin e katërt nuk e pranonte faktin se do të sillte në jetë një fëmijë. 

Sot ajo është penduar që asokohe ka menduar këtë gjë, pasi. Marlena është dashuria më e madhe e saj, dhe motivi për të cilin zgjohet çdo mëngjes.

“Deri në muajin e katërt nuk e dija nëse doja ta mbaja apo… Se s’ma nxë goja ta them atë tjetrën. Mami të ka shumë xhan Marlena! Të uroj të bëhesh 100 vjeçe, të kërkon falje që nuk të ka dashur në këtë jetë. Marlena ti je arsyeja përse unë zgjohem në mëngjes”,-është shprehur Dajana. /Gazeta Express/