“Më e mira nuk ka ardhur ende”, Reynolds: Marrëdhëniet ndërmjet lowas dhe Kosovës janë të forta

E publikuar: 27/06/2023 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kim Reynolds

Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds të hënën ishte për vizitë në Kosovë, ndërkaq është nënshkruar rinovimi i Marrëveshjes së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Reynolds në një postim në Twitter shkruan se është krenare për këtë marrëveshje dhe se përmes sigurisë, arsimit e lidhjeve të reja tregtare marrëdhënia speciale mes lowa dhe Kosovës është e fortë dhe do të vazhdojë të rrite“.

Krenare që i bashkohem presidentes Osmani për të nënshkruar rinovimin e Marrëveshjes tonë simotër shtetërore me Kosovën.

Qoftë përmes sigurisë së përbashkët, arsimit, apo lidhjeve të reja tregtare, marrëdhënia speciale mes lowa dhe Kosovës është e fortë dhe do të vazhdojë të rritet—më e mira nuk ka ardhur ende!”, shkruan guvernatorja.