“Më duket se jam në vendin e gabuar” – Stine del nga BBVA

E publikuar: 10/01/2026 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Artisti i njohur, Stine, ka vendosur të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ai thotë se i ka ikur dëshira e lojës dhe se ndjen se është në vendin e gabuar.

Ai u shpreh se e ka të vështirë të përshtatet në lojë dhe në ato kushte.

Stine tha se ky është vendim që e ka marrë që një javë e gjysmë dhe nuk dëshiron të luajë.

“Ndoshta kaq ishte energjia ime. Ndoshta nuk jam i denjë ta vazhdoj këtë gjë”, u shpreh Stine.

“Big Brother-i im është koha ime që do të kaloj me gruan dhe vajzën time” shtoi ai.