Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i bindur se nëse kryetari aktual i kësaj partie, Ramush Haradinaj, do të hynte në garë për president të Kosovës, ai do të fitonte.
Tahiri në Klan Kosova, tha se një kandidaturë e Haradinajt do të kishte mbështetje të mjaftueshme.
“Se me ba me hi në garë, Ramushi e fiton. Me ba me hi në garë e fiton, absolutisht. Në një garë kur vjen një figurë si Ramush Haradinaj dhe kushdo tjetër, ajo është tjetër muhabet. Unë jam i bindur që kemi vota”, tha Tahiri.

















