Tifozët e Atletico Madridit e kanë pritur jo edhe aq mirë Antoine Griezmannin në derbin që e zhvilluan Atletico Madridi dhe Barcelona në javën e 15-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lionel Messi në minutën e 86-të, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të rëndësishme dhe për t’u rikthyer në krye të tabelës.
Por, vëmendja më e madhe në këtë derbi kaloi te sulmuesi franceze, që në verën që shkoi u largua nga Los Cholchoneros për të kaluar te Blaugranasit.
Tifozët e Atletico Madridit kishin përgatitur një baner thuhmbues ndaj ish-lojtarit të tyre, që u largua në mënyrë jo aq të mirë nga Wanda Metropolitano.
“Dëshiroje të bëhesh emër dhe harruat të jeni një burrë”, thuhet në banerin e tifozëve të skuadrës madrilene.
Fituesit i Kupës së Botës pato një paraqitje të mirë në këtë derbi, pasi kishte disa shanse të mira për gol, por nuk arriti t’i konkretizonte ato.