Me avionë Tornado kundër IS?

27.11.2015 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Me avionë Tornado kundër IS?

Atentatet e Parisit sollën kthesën: “Ndihmë të çdo lloji në luftë kundër terrorizmit” i premtoi Gjermania Francës. Aktualisht gjithçka ka të bëjë me angazhimin e avionëve zbulues Tornado të ushtrisë gjermane.

Ndihmë të shpejtë në luftë kundër terrorizmit i premtoi Kancelarja gjermane, Angela Merkel Presidentit francez, François Hollande të mërkurën në mbrëmje në Paris. Që 24 orë më vonë, ndihma mund të merrte forma konkrete: “Ne do të forcojmë jo vetëm misionin e trajnimit në Irakun e Veriut, por do të angazhohemi në luftën kundër terrorit të Shtetit Islamik në Siri me avionë zbulues Tornado RECCE,” deklaroi zëdhënësi i Grupit Parlamentar CDU/CSU, Henning Otte në Berlin. Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk donte ta komentonte deklaratën e tij.
Kancelarja Merkel zhvilloi të enjten pasdite konsultime me Ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ministrin e Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier dhe Ministrin e Brendshëm, Thomas de Maiziere për kontributet e ndryshme të Gjermanisë. Pas kësaj, ishin planifikuar takime të vecanta të Grupeve Parlamentare të partive unioniste dhe të SPD.

Kërkesë për avionë Tornado

Po diskutohet angazhimi i avionëve të zbulimit Tornado të Bundeswehrit në Siri dhe në Irakun e Veriut. Këta avionë Tornado të tipit “RECCE” do të konstatojnë pozicione të milicëve të Shtetit Islamik, i tha politikani për çështjet e mbrojtjes i CDU-së, Roderich Kiesewetter DW. “Unë nuk e konsideroj me dobi angazhimin e një flote tjetër bombarduese, kur të tjerët tashmë bombardojnë atje”, tha Kiesewetter. “Ne gjermanët duhet të kontribuojmë me aftësitë që u mungojnë të tjerëve.” IS zotëron raketa moderne kundërajrore iraniane dhe është “një kundërshtar për ta marrë shumë seriozisht”. Por mandatin e Bundeswehrit duhet ta aprovojë më parë Bundestagu. Edhe një mandat i KS të OKB-së do të ishte i dëshirueshëm, thuhet në Grupin Parlamentar CDU/CSU.

Fotografi nga lart

Tornadot “Recce” kanë mbështetur disa misione ushtarake ndërkombëtare, si p.sh. në Ballkan ose në Afganistan. Atje, gjashtë Tornado gjermane u dhanë partnerëve të NATO-s informacione për pozicionet e talibanëve. “Shumë pozitive” kanë qenë përvojat në Afganistan, deklaroi politikani i politikës së jashtme dhe ish-Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Franz Josef Jung. Në lidhje me Sirinë ai tha: “Tornadot mund të konstatojnë me siguri në rast nevoje se ku ndodhen trupat terroriste.” Sfida më e madhe në misione të tilla mbetet koordinimi brenda koalicionit Anti-IS, i tha Kiesewetter DW. Një ngjarje e tillë si rrëzimi i një avioni luftarak rus nga aviacioni turk nuk duhet të përsëritet më. Objektivi primar mbetet gjetja e një zgjidhjeje për Sirinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Kandic për deklaratën e ministres serbe: As vetë Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik në 98’ën

Kandic për deklaratën e ministres serbe: As vetë Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik në 98’ën

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Hoti: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Hoti: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

GLPS u bën thirrje partive: Jepni fund bllokadës institucionale

GLPS u bën thirrje partive: Jepni fund bllokadës institucionale