Me Albin Kurtin, Kosova ka hyrë në një Vetmi të Re

E publikuar: 06/11/2024 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Kimete Berisha

Herën e parë, Edi Rama e quajti “i çmendur’, e Albin Kurti e konsideroi ‘proserb me thika mbi tavolinë’.

Këtë herë, edhe Edi Rama, edhe Albin Kurti e kuptuan se s’janë shqiponja siç kanë kujtuar, dhe nga frika e uruan Donald Trump për fitoren e jashtëzakonshme!

Frika i mbushi mend!
Urimet e tyre tregojnë se edhe Edi Rama, edhe Albin Kurti e kanë kuptuar se janë të vetmuar, në një Vetmi të Re të painterpretueshme dhe plotësisht të paparashikueshme.
Viteve të fundit pozita e Amerikës në Kosovë dhe në Shqipëri ka rënë aq ‘poshtë’ sa që Edi Rama e ka pas privatizuar ambasadën amerikane, e ka pas bërë aq shoqe ish ambasasoren amerikane në
Shqipëri, të ciën d fascinoi aq shumë sa që ajo bënte çfarë donte ky.
Ajo e kishte president Edi Ramën jo Presidentin Biden, ndërsa në Kosovë arroganca e Albin Kurtit u bë aq e madhe, sa që Albin Kurti thoshte se shqiptarët i tutën ‘Amerikës e nuk e duan’.
Armiqtë më të tërbuar të Amerkës nuk kanë pasur guxim dhe nuk janë ulur aq poshtë sa të shtrembërojnë emrin e Amerikës për ta zvogëluar, dhe ta quajnë ‘Amelikë’, si Albin Kurti që e quante.
Njëfarë Fitore Pacolli, në emër të Albin Kurtit thoshte se Kosova as që ka nevojë për KFOR-in.
Kosova s’ka pasul për ushtrinë e saj inekzistente, të cilës pushteti ia vodhi pasulin, por ka arrogancë më shumë se çdo superfuqi botërore.
Sikur arroganca e shqiptarëve të ishte armë do të mund ta bëbte rrafsh me tokë!
Karizma e ambasadorit amerikan në
Kosovë është aq e papërfillshme sa që çkado që thotë ai, qeveria e Kosovës tallet me të, nuk e bën hesap dhe e fyen.
Ai është i nënçmuar dhe fjala e tij nuk ka pasur kurrëfarë peshe për qeverinë Kurti. Është edhe i përndjekur nga paramiëitarët online të Vetëvendosjes!
Kështu, edhe pa Trumpin, Kosova e ka humbur përkrahjen amerikane, ka mbetur e vetmuar, sepse kështu ka pasur qejf dhe qëllim pushteti, që të pavarësohet nga Amerika!
Albin Kurti nuk e do afër vetes askënd që ia kujton që është askushi, siç është secili shqiptar arrogant.
Për dallim nga Edi Rama, një ‘dashnor’ i neveritshëm i Sorosit, Albin Kurti e ka arrogancën të sinqertë, sepse mendon se është më i ditur se të gjithë njerëzit që i njeh!
Por, ky lëre që nuk u soll si i mençur (t’i mbaj afër vetes të fortit), por as si normal. Sepse, njeriu i mençur ia di hallin vetes. (Boll i mençur ka qenë Niçe, por ja që nuk e ka ditur se i ka poezitl ‘e këqija’).
Me Albin Kurtin Kosova ka hyrë në një Vetmi të Re, ku vetmia nuk ndahet, por secili e jeton vetminë e tij në një vend plotësisht të vjedhur dhe të shkatërruar, me ajrin më të ndotur në Evropë (anipse nuk prodhon gjë, veç konsumon)…

-,Me Albin Kurtin Kosova u bë më e varfëra në Evropë.
Para se ta merrte pushtetin, Albin Kurti thoshte se Kosova nuk është e varfër por e vjedhur, tash që prap është më e varfëra çfarë ka për të thënë!

Më vjen keq, ama bash-bash miellin e rezervave shtetërore s’e ka vjedhur askush para qeverisë Kurti!
Askush s’ka qenë aq hajn sa të vjedh bukën e ditëve me shi!
Kosovën askush s’e viziton, askush s’merret me të.
Kur ne që jetojmë në Kosovë nuk shohim të ardhme këtu, paramendoje se si e sheh bota e zhvilluar një vend që prodhon veç arrogancë dhe mendjemadhësi!
PDK, LDK dhe AAK kurrë s’kanë qenë arrogante me ata që e çliruan Kosovën, me Amerikën. Përkundrazi, i pari shqiptar që ia ktheu fjalën Amerikës dhe i nënçmoi është Albin Kurti.
Albin Kurti ka punuar shumë që të pavarësohet nga Amerika dhe ka arritur!
Pavarësia që e ka arritur është Vetmia dhe izolimi.
Mendon se askush në botë nuk i duhet, përveç popullit.
Albin Kurti kujton se populli i mjafton, dhe se e shfrytëzon popullin si ushtri kundër krejt botës!
Me këto ide e ka prurë veten në
këtë gjendje, që pa e ndihmuar askush ka rënë kaq shpejt dhe rënia e tij vazhdon!
A ka mundësi të shpëtojmë
nga Vetmia e Re!

-,Për të shpëtuar nga Vetmia e Re, s’duhet shumë mund, duhet urtësi.
Krejt bota e di se ti je më i varfëri, më i padituri dhe hajni më i madh në Evropë, aq i mençur që je!

Neve na çliruan nga Serbia, por jo nga vetvetja.
Pushteti u shfrytëzua për të vjedhur, rrjepur dhe rrënuar.
Dhe, ende gjendet dikush që shpreson…!

P.S. Në këtë kohë botës i duhet ai që e thotë atë që mendon dhe që e mendon atë që do: Donald Trump!