Më 9 maj Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

E publikuar: 08/05/2022 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Izrael-Kosovë

Memorandumi i parë i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Izraelit do të nënshkruhet të hënën, lajmëroi Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem.

Një memorandum i tillë do të nënshkruhet në kuadër të kësaj qendre dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, u bë e ditur përmes një lajmërimi.

“Më 9 maj, zv/kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla do të vizitojë Yad Vashem, Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit”.

“Gjatë vizitës së saj, ministrja do të nënshkruajnë memorandum e parë ndonjëherë të mirëkuptimit kështu duke i filluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë”, u tha më tej në lajmërim.

“Kosova, një vend me shumicë myslimane në Ballkan, do të shënojë fillimin e arsimimit rreth holokaustit për mësimdhënësit në seminare trajnuese. Yad Vashem ka rrjete ndërkombëtare të shkollave dhe shërbimeve arsimore në gjashtë kontinente”, u tha më tej në lajmërim.