Më 8 Mars Ditën Ndërkombëtare të Gruas, MARShojmë S’festojmë, kundërshtojmë dhunën në baza gjinore dhe qëndrojmë të bashkuar/a për barazi dhe drejtësi gjinore në Kosovë. Kundërshtojmë çdo formë të dhunës gjinore, duke filluar nga seksizmi dhe kultura e seksualizuar, dhuna në familje, ngacmimi seksual, dhuna ekonomike dhe emocionale. Poashtu, kritikojmë shtrëngimet e shumëfishta ekonomike dhe institucionale si kondita që gjenerojnë dhunë në baza gjinore.
MARShojmë S’festojmë sepse dëshirojmë ti japim fund dhunës në baza gjinore dhe tu themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!
8 Marsi këtë vit protestohet me një sërë aktivitetesh organizuar nga:
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ( RrGGK), Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Artpolis, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR-KS) Qendra për Barazi dhe Liri – CEL, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Feminizmi Shqiptar.
08:00 – 8:30 Performancë para Qeverisë
10:30 – 12:00 Klubi i Leximit dhe Diskutimit të Librave Feminist (Feminizmi Shqiptar)
Libri: Sikur t’isha djalë – Haki Stërmilli
Paneliste: Furtuna Sherameti, Valbona Bajrami, Ardiana Prishtina, Edona Salaj
Moderatore: Rreze Abdullahu
Vendi: EU Information center
12:00 – 13:30 MARShojmë S`Festojmë
Vendi, Sheshi “Zahir Pajaziti”
14:00 – 15:30 Intervenim në hapësirën publike: Gjinorëzimi i qytetit
Vendi: Prishtinë
16:00 – 18:00 Teori, Art, Aktivizëm – Artivizëm, Shfaqje Filmi dhe Disktutim
Paneliste: Vjollca Krasniqi, Nita Luci, Zana Hoxha Krasniqi
Moderatore: Venera Cocaj
Vendi: Fakultetin Filozofik, salla: 101
Ju presim, në 8 MARShimin e radhës.