Më 5 shtator priten 100 mijë shqiptarë në Prishtinë, vjen edhe Jim Belushi

E publikuar: 07/07/2015 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imazhi i Kosovës ka edhe një mundësi shumë të madhe të përmirësohet në gjithë botën.
Kjo mund të bëhet më 5 shtator, aty do jenë artistët më të mëdhenj shqiptarë që veprojnë nëpër botë, transmeton lajmi.net.

Muzikantë, aktorë e shumëkush tjetër do mblidhen për një arsye, për përurimin e Himnit të Nënës Terezë.
Jim Belushi e Saimir Pirgu pritet të jenë aty, ndërsa Inva Mula këndon këtë himn.
Ideatorja e gjithë këtij projekti, Diana Toksa në Klan Kosova ka thënë se kjo i paraprin shenjtërimit të Nënës Terezë që pritet të ndodh në vitin 2016 nga Vatikani.
Por jo vetëm kaq, Toska thotë se presin që edhe Kardinalë nga Vatikanit të jenë në shtator në Prishtinë. E kuptohet bashkë me ta, vijnë edhe mediat më të mëdha në botë.
Ajo ka shpresë të madhe se kjo do të realizohet dhe do i tregohet botës që shqiptarët janë human dhe solidar.
“Një mburrje kombëtare, ti dëshmojmë botës se jemi bijtë dhe bijat e saj, që kemi shpirt human dhe jemi solidar. Kësaj radhe do bëhet për imazhin e shqiptarëve”, tha ajo.
Himni do të jetë në shqip dhe në anglisht, ndërsa është me tri dimensione. Universal, fetar dhe kombëtarë.
Në qendër të Prishtinës, më 5 shtator pritet të jetë një skenë e madhe me simbolin e besëlidhjes shqiptare e pretendohet të ndizen 100 m ijë qirinj.
Për këtë organizmi Toskës i duhen rreth 300 mijë euro, të cilat ende nuk i ka siguruar.
Ndryshe, Pianisti dhe kompozitori shqiptar, Genc Tukiçi, ka kompozuar himnin për ditën e shenjëtërimit të Nënës Terezë mbi motiv të Lorenc Antonit dhe tekst të vet Gonxhe Bojaxhiut. Ky kompozim do të regjistrohet këto ditë në Tiranë. (lajmi.net)
Diana Toska Inva Mula saimir pirgu jim belushi