Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë së Kuvendit u bë e ditur se janë proceduar për seancën e 29 majit amandamentet për Specialen.
Kështu ka deklaruar, shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, transmeton GazetaTribuna.
Ai e vlerëson si shumë të dëmshme krijimin e Speciales. Sipas tij, është e padrejtë dhe është drejtësi selektive.
Konjufca thotë se më shumti ka nevojë për krijimin e një Gjykate ku do të hetoheshin të gjitha krimet. Ai thotë se po krijohet një Gjykatë e cila do të merret vetëm më shqiptarët.
Konjufca ka thënë se mazhoranca nuk i ka votat për krijimin e Speciales dhe se opozita do ti bashkërendoj veprimet për Specialen.