Më 27 shkurt do të dalin në shitje biletat e miqësores Suedi-Shqipëri

E publikuar: 25/02/2024 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 25 mars, kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë një ndeshje miqësore kundër Suedisë.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 19:00 në Stockholm në “Friends Arena”.

Lidhur me këtë lojë, Federata Shqiptare e Futbollit ka dalur me një njoftim për shitjen e biletave.

Sipas FSHF-së, ato do të mund të blihen nga data 27 shkurt, duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftim ceket se biletat mund të blihen vetëm online në faqen fshf.org.

Miqësorja me suedezët, do të jetë e dyta për “kuqezinjtë”.

Pasi që, të parën do ta zhvillojnë kundër Kilit.

Ndeshja luhet më 22 mars në stadiumin “Enio Tardini”, në Parma të Italisë duke filluar nga ora 20:45.