16 nëntori është data kur grupi punues i Komisionit Evropian pritet të takohet për ta proceduar dokumentin për liberalizmin e vizave.
Kështu tha gazetarja Gjeraqina Tuhina, gjatë diskutimit nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS), ku u prezantua analiza mbi procesin e liberalizimit të vizave të titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”.
Tuhina tha se nëse nuk do të ketë kundërshtime nga shtetet anëtare, pritet që nga 1 dhjetori i vitit 2023 kosovarët të lëvizin pa viza.
“Kanë tregu përafrim të qëndrimeve të një grupi tjetër të shteteve që kanë insistuar që më gjithë atë kosovarët pavarësisht ETIAS-it ta kenë edhe datën e qartë se kur është momenti i fundit që të nis liberalizimi i vizave. U gjete një formulim i kompromisit në mesë të dy grupeve të shteteve”,transmeton Klan Kosova.
“Formulimi i cili përfshin zbatimin e liberalizimit e vizave me ETIAS-in plotësisht operacional, në rast zvarritjeve kosovarët e kanë 1 dhjetorin si afat të fundit kur do ta gëzojnë lirinë e lëvizjes. Tani kjo procedurë është në procedurë të heshtur, kemi edhe dy ditë deri të mërkurën deri në orën 14 që shtetet anëtarë ta miratoj këtë tekst. Nëse deri të mërkurën as një shtet nuk ka vërejtje teksti konsiderohet i miratuar”, tha ajo.