
Më 14 prill do të zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Luksemburg. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.
Në këtë raund të ri bisedimesh do të hapet grup-kapitulli i dytë, që lidhet me tregun e brendshëm. Takimi do të zhvillohet pas diskutimeve të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe do të shënojë një tjetër hap në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Kujtojmë se më 15 tetor të vitit të kaluar u hap grup-kapitulli i parë për çështjet themelore, ndërsa më 17 dhjetor filluan diskutimet për grup-kapitullin e gjashtë, që përfshin marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe mbrojtjen.