Më 10 nëntor nis gjykimi kundër Zeqirja Qazimit, i akuzuar për terrorizëm

04.11.2015 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Më 10 nëntor nis gjykimi kundër Zeqirja Qazimit, i akuzuar për terrorizëm

Më dhjetë nëntor të këtij viti, pritet të nis gjykimi ndaj Zeqirja Qazimi, i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore se ka rekrutuar persona për terrorizëm. Po ashtu personin në fjalë, Prokuroria e akuzon edhe për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimi kombëtarë, racor, fetar apo etnik, për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, si dhe për shtytje për kryerjen e veprave terroriste, raporton Infokusi.

Gjatë muajit nëntor në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë planifikuar të mbahen 21 seanca kundër gjyqësore ku janë të involvuar dhjetëra persona si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndaj të akuzuarit në fjalë gjatë muajit nëntor Gjykata Themelore në Ferizaj ka paraparë të mbaj edhe dy seanca tjera, njërën më 18, ndërsa të tretën më 26 nëntor të këtij viti.

Bazuar në listën e gjykimeve që ka arritur ta siguroj portali, shihet se më 5 nëntor do të mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Arsim Potera dhe Fazli Haliti, të cilët do të gjykohen si të dyshuar për trafikim me njerëz.

Po ashtu, me 5 nëntor do të mbahet edhe seanca gjyqësore ndaj Dashurije Emërllahu, e cila akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ose autorizimit.

Më 6 nëntor është planifikuar të mbahet seanca gjyqësore kundër Qazim Beqa, si dhe disa të tjerëve të cilët akuzohen për krimi i organizuar, kontrabandimi me migrant, prezantimi i rremë si person zyrtar, mashtrim, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Më 9 nëntor në sallat e kësaj gjykatë është planifikuar të mbahet seanca kundër Milaim Berisha i cili akuzohet për vrasje e rëndë në tentative.

Po ashtu  në të njëjtën ditë pritet të mbahet seanca gjyqësore edhe kundër Krunislav Zdravkoviq, i cili akuzohet për keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtare.

Më 10 nëntor pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Qazime Vata e cila akuzohet për Shpërdorimi i pozitës zyrtare.

Po ashtu me 11 nëntor në sallat e kësaj gjykatë pritet të mbahet seanca kundër Nebih Jashari, i cili akuzohet për keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtare.

Po këtë ditë do të mbahet edhe një seancë tjetër gjyqësore ndaj Pashke Vasa

Ganimete Gashi të cilat prokuroria i akuzon për falsifikim të parasë.

Gjithashtu më 11 nëntor sipas orarit të përcaktuar pritet të mbahet edhe një seancë tjetër gjyqësore ndaj Nenad Filipoviq, i cili akuzohet për Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.

Më 12 është planifikuar të mbahet seanca kundër  Florim Baftiut i akuzuar për vrasje në tentative. Po ashtu, në të njëjtën ditë gjykata ka planifikuar të mbaj seancën gjyqësore kundër Zelije Kashtanjeva, e cila akuzohet për keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtare. Më 13 nëntor, gjykata ka planifikuar të mbaj gjykimin kundër Arben Fazlisë, i cili nga prokuroria akuzohet për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm. Më 16 nëntor, është planifikuar të mbahet seanca kundër Ali Ademit, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në tentative.

Po ashtu, më 17 nëntor është planifikuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bajrush Nezirit I cili akuzohet nga prokuroria për Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, detyrimi, uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme, vrasja e rëndë në tentativë, zjarre vënie. Më 19 nëntor në sallat e kësaj gjykatë është planifikuar të mbahet seanca kundër Behar Ymeri, si I akuzuar për nxjerrje të kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, raporton infokusi.com. Edhe më 25 nëntor të këtij viti në Gjykatën Themelore të Ferizajt do të mbahet seanca kundër Hajredin Shehu, i akuzuar Shpërdorimi të pozitës zyrtare apo autorizimit. /Infokusi.com

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve