Më dhjetë nëntor të këtij viti, pritet të nis gjykimi ndaj Zeqirja Qazimi, i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore se ka rekrutuar persona për terrorizëm. Po ashtu personin në fjalë, Prokuroria e akuzon edhe për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimi kombëtarë, racor, fetar apo etnik, për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, si dhe për shtytje për kryerjen e veprave terroriste, raporton Infokusi.
Gjatë muajit nëntor në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë planifikuar të mbahen 21 seanca kundër gjyqësore ku janë të involvuar dhjetëra persona si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Ndaj të akuzuarit në fjalë gjatë muajit nëntor Gjykata Themelore në Ferizaj ka paraparë të mbaj edhe dy seanca tjera, njërën më 18, ndërsa të tretën më 26 nëntor të këtij viti.
Bazuar në listën e gjykimeve që ka arritur ta siguroj portali, shihet se më 5 nëntor do të mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Arsim Potera dhe Fazli Haliti, të cilët do të gjykohen si të dyshuar për trafikim me njerëz.
Po ashtu, me 5 nëntor do të mbahet edhe seanca gjyqësore ndaj Dashurije Emërllahu, e cila akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ose autorizimit.
Më 6 nëntor është planifikuar të mbahet seanca gjyqësore kundër Qazim Beqa, si dhe disa të tjerëve të cilët akuzohen për krimi i organizuar, kontrabandimi me migrant, prezantimi i rremë si person zyrtar, mashtrim, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.
Më 9 nëntor në sallat e kësaj gjykatë është planifikuar të mbahet seanca kundër Milaim Berisha i cili akuzohet për vrasje e rëndë në tentative.
Po ashtu në të njëjtën ditë pritet të mbahet seanca gjyqësore edhe kundër Krunislav Zdravkoviq, i cili akuzohet për keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtare.
Më 10 nëntor pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Qazime Vata e cila akuzohet për Shpërdorimi i pozitës zyrtare.
Po ashtu me 11 nëntor në sallat e kësaj gjykatë pritet të mbahet seanca kundër Nebih Jashari, i cili akuzohet për keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtare.
Po këtë ditë do të mbahet edhe një seancë tjetër gjyqësore ndaj Pashke Vasa
Ganimete Gashi të cilat prokuroria i akuzon për falsifikim të parasë.
Gjithashtu më 11 nëntor sipas orarit të përcaktuar pritet të mbahet edhe një seancë tjetër gjyqësore ndaj Nenad Filipoviq, i cili akuzohet për Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.
Më 12 është planifikuar të mbahet seanca kundër Florim Baftiut i akuzuar për vrasje në tentative. Po ashtu, në të njëjtën ditë gjykata ka planifikuar të mbaj seancën gjyqësore kundër Zelije Kashtanjeva, e cila akuzohet për keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtare. Më 13 nëntor, gjykata ka planifikuar të mbaj gjykimin kundër Arben Fazlisë, i cili nga prokuroria akuzohet për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm. Më 16 nëntor, është planifikuar të mbahet seanca kundër Ali Ademit, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në tentative.
Po ashtu, më 17 nëntor është planifikuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bajrush Nezirit I cili akuzohet nga prokuroria për Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, detyrimi, uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme, vrasja e rëndë në tentativë, zjarre vënie. Më 19 nëntor në sallat e kësaj gjykatë është planifikuar të mbahet seanca kundër Behar Ymeri, si I akuzuar për nxjerrje të kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, raporton infokusi.com. Edhe më 25 nëntor të këtij viti në Gjykatën Themelore të Ferizajt do të mbahet seanca kundër Hajredin Shehu, i akuzuar Shpërdorimi të pozitës zyrtare apo autorizimit. /Infokusi.com


















