MD sqaron se ligji për Specialen u hartua e përkthye nga BE

E publikuar: 02/09/2015 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi sqaron se versioni përfundimtar i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është hartuar, si dhe përkthyer në shqip dhe serbisht, nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Drejtësisë ka kryesuar Ekipin teknik, të themeluar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për shqyrtimin e legjislacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian. Në shqyrtim të legjislacionit të pranuar, ekipi teknik ka dhënë propozime dhe ka ngritur çështjet paraprakisht të diskutueshme.

Versioni i fundit i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, i pranuar nga Bashkimi Evropian, është cilësuar version përfundimtar dhe si i tillë është proceduar me kërkesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, thuhet në sqarimin e kësaj ministrie.