Mbytet në shatërvanin e Lezhës një dyvjeçar afgan

E publikuar: 18/03/2024 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë dyvjeçar nga Afganistani, i strehuar bashkë me të afërmit në Lezhë, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Policia e Shqipërisë bëri të ditur se i mituri, aksidentalisht duke luajtur është mbytur në ujin e shatërvanit tek vendi ku ishte akomoduar përkohësisht, shkruan Euronews.al.

“Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.