Mbyllja e vendvotimeve, vjen reagimi i parë nga PDK-ja

E publikuar: 09/02/2025 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për një tjetër proces elektoral të suksesshëm.

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë,” ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo shtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, fokusi i PDK-së do të jetë tek puna për të bërë Kosovën më të mirë.