Pronarja e një dyqani që shiste veshje luksoze prej lëkure u detyrua që të mbyllë biznesin pas më shumë se 1 mijë mesazheve kërcënuese me vdekje.
Faye Rogers, 28 vjeçe e hapi butikun vetëm për 4 javë dhe u bë menjëherë shumë i famshëm në qytetin Cotswolds të Stroud.
Vendasit e pasur nuk mund të merrnin mjaftueshëm xhaketa me lëkurë dhelpre, lepuri apo rakuni për shkak se u mbyll shumë shpejt.
Përveç kërcënimeve me përmbajte urrejtje dhe me vdekje, e reja merrte edhe mallkime që ajo të sëmurej nga kanceri.
Një protestë jashtë dyqanit u zhvillua gjatë të shtunës edhe pse ajo tashmë kishte vendosur të mbyllte dyqanin prej frikës për sigurinë e saj dhe të personelit, përcjell gsh.
Znj Rogers tha: “Në fillim, unë dhe burri im Alex po qeshnin në mesazhet në Facebook. Nuk më interesonte vërtet. Më pëlqejnë veshjet e lëkurës, si shumë njerëz të tjerë dhe unë nuk jam vegane, për aq kohë sa ne jemi duke tregtuar ligjërisht. Por mesazhet u përkeqësuan derisa dikush më tha: “Jam i sigurt që jeni abuzuar në fëmijëri, prandaj jeni aq mizore ndaj kafshëve”.